Tregtarët e fruta-perimeve në zonën e Pazarit të Ri nuk u duhet të shqetësohen më për ruajtjen e produkteve të tyre. Një vit nga transformimi i plotë i Pazarit të Ri, një hapësirë e re i është shtuar zonës, në ndihmë të bizneseve që ushtrojnë aktivitetin e tyre aty.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kreu i Bordit të Fondit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit, Michael Granoff dhe bashkëdrejtues e përfaqësues të TID Tiranë, përuruan magazinat që do të shërbejnë për të lehtësuar grumbullimin e mallrave.

Një nga punët më të mira që kemi bërë së bashku me AADF, që sot është stoli për qytetin tonë, është Pazari i Ri. Më vjen mirë që këtu punojnë mbi 1000 vetë. Fakti që në mëngjes Pazari është plot, tregon se është aq tërheqës saqë i tundon njerëzit të vijnë dhe të kalojnë pak kohë këtu.

Erion Veliaj, kryebashkiak
Ai nënvizoi se falë investimit të ri, jo vetëm tregtarët do të kenë mundësi magazinimi, por edhe zona mund ta ruajë origjinalitetin si hapësirë pedonale.