Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka analizuar fjalimin e Presidentit, Ilir Meta duke i bërë edhe disa kritika. Sipas Myftarajt, Presidenti Meta nuk mund të shtronte çështjen e Maqedonisë si problem të parë, përpara asaj të Kosovës mes Serbisë.

Myftaraj: Këtë vit fjalimin në emër të Shqipërisë e mbajti presidenti Meta. Në të gjithë mediat po shoh analizat e fjalimeve në mediat amerikane dhe europiane dhe unë po bëj sot një analizë.

Në fjalimin e gjatë të kryeministrit u përqëdrua kryesisht në çështje ndërkombëtare.

Qëndrimi i parë i rëndësishëm në fjalim kishte të bënte me Maqedoninë.

"Ne konsiderojmë se Marrëveshja midis Greqisë dhe Maqedonisë, e arritur kohët e fundit, ka mundësinë të shndërrohet në një arritje historike. U kemi bërë thirrje të gjithë aktorëve politikë në Maqedoni, duke përfshirë edhe udhëheqësit vendorë shqiptarë, që të angazhohen në mënyrë aktive për të siguruar e arritur suksesin e referendumit të 30-të shtatorit, duke përkrahur votimin pro kësaj Marrëveshjeje", tha Meta në fjalim.

Ajo që më bëri përshtypje është se zoti Meta marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë për emrin e vendos para procesit të bisedimeve Kosovë-Serbi.

Tani nuk mund të kishin interes për Shqipërinë marrëdhëniet Maqedoni-Greqi sesa marrëdhëniet Kosovë-Serbi.

Këtë e vendosi si çështje të dytë presidenti Meta.

"Ky moment i vrullshëm pozitiv mund të ushqejë e nxisë gjithashtu një përparim të mëtejshëm në dialogun e udhëhequr nga Bashkimi Europian mes Kosovës dhe Serbisë. Dialogu ka hyrë në fazën e tij të fundit, dhe pritet që të përfundojë me një Marrëveshje të detyrueshme ligjore mbi normalizimin tërësor të marrëdhënieve midis dy shteteve. Le të sjellim ndërmend se e kaluara historike e Ballkanit, në mënyrë famëkeqe, lidhej me ndryshime kufijsh, pastrimin etnik dhe shpërngulje të dhunshme masive", tha Meta në fjalim.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ju-flet-moska-analize-e-fjalimit-te-presidentit-meta-ne-okb