Surprise Me!

Prej 9 vitesh pa kartë identiteti, BOOM zgjidh rastin e qytetares

2018-10-04 8 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni BOOM këtë të enjte i ka dhënë zgjidhje rastit të një banoreje nga Komsi i Burrelit. Bëhet fjalë për zonjën Lindita Kurtaj, e cila prej 9 vitesh është sorollatur nëpër zyra për të nxjerrë një kartë ideniteti.

Sipas deklarimeve të saj, ajo ishte pajisur njëherë me kartë identiteti kur u bënë kartat në fillim, por ajo kartë kishte dalë me të dhëna të gabuara, pasi të dhënat e Lindita Kurtajt ishin ngatërruar me ato të një shtetaseje tjetër nga një fshat aty afër, që quhej Lindita Kurti. Në lidhje me rastin, gazetarja e BOOM iu drejtua njësisë administrative në Koms, por administratorja tha se ishte e re dhe nuk kishte dijeni për rastin. Të njëjtën përgjigje gazetarja mori edhe nga punonjësja e gjendjes civile dhe nga punonjësja e kompanisë Aleat në bashkinë e Matit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/prej-9-vitesh-pa-karta-identiteti-boom-zgjidh-rastin-e-qytetares

Buy Now on CodeCanyon