Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Procesi i Vetingut që po zbatohet në Shqipëri është një shembull pozitiv që duhet të ndiqet edhe nga vendet e tjera. Kështu u shprehën në një konferencë per mediat ministri i Drejtësisë së Austrisë, Josef Moser dhe komisioneres Evropiane për Drejtësi Vera Jourova, pas ditës së parë të ministerialit. Ndërsa në lidhje me vettingun për politikanët ata u shprehen se është në doren e çdo shteti të vendose nëse duhet apo jo të ketë një prokurori të veçantë.

Është në dorën e çdo shteti që të vendosë nëse duhet të ketë apo jo një prokurori të veçantë për të luftuar krimin dhe korrupsionin. Kjo ka qënë deklarata e komisioneres Evropiane për Drejtësi Vera Jourova, dhe e Ministrit të Drejtësisë së Austrisë Josef Moser të pyetur në lidhje me vettingun e politikanëve.

Josef Moser: Secili vend ka të drejtën e vet që të përcaktojnë se cilat janë organet e nevojshme. Ndaj mbetet për tu parë në këtë kontekst nëse është e nevojshme të krijhen institucione të tilla dhe nëse ato janë në përputhje me parimet e efikasitetit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vetingu-i-politikaneve-nderkombetaret-vendosni-vete-eshte-e-drejta-e-cdo-shtetit