Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Deputeti demokrat, Flamur Noka, kërkon nga kryeministri të zbardhë filmimet e kamerave të sigurisë të stacionit të policisë së Krujës për të zbardhur a ishte deputeti Taulant Balla në vendngjarje apo jo. Noka akuzoi se Rama po përpiqet të kalojë skandalin në heshtje por ky skenar sipas tij nuk do të funksionojë.

Deputeti, Flamur Noka, nga selia e Partisë Demokratike akuzoi kryeministrin Erdi Rama se po përpiqet që me heshtje të kalojë skandalin e komisariatit të Krujës, ku ish-efektivi i policisë, Emiljano Nuhu pretendon se Taulant Balla ka ndërhyrë për të mbyllur çështjen e djalit të deputetit socialist Rrahman Rraja.

Noka kërkoi që kryeministri të bëjë publike pamjet e kamerat të sigurisë së stacionit të policisë Krujë.

Noka: Çfarë e pengon Edi Ramën të publikojë pamjet që provojnë praninë e Taulant Ballës, Artur Bushit dhe Rexhep Rrajës në Policinë e Fushë Krujës?Nënkomisar Emiljano Nuhu bëri publik faktin se atje ndodhen 8-10 kamera, të cilat kanë rregjistruar çdo lëvizje të datës 21 korrik.

Skenari për të mbuluar të vërtetën me heshtje, kërcënime dhe manipulime nuk do të ketë sukses. Shqiptarët e dinë se nga arkitekt i bashkëqeverisjes me krimin, Edi Rama është shndërruar në peng të krimit të organizuar.

Noka u shpreh se skenari i manipulimit të ngjarjes nga ana e socialistëve nuk do të funksionojë, duke marrë si shembull versionet e ndryshme që sipas tij ka dhënë deputeti Balla.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ishte-apo-jo-balla-ne-komisariatin-e-krujes-noka-te-zbardhen-kamerat-e-sigurise