Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
10 mijë fotografi i janë shtuar fondit dixital të Muzeut Marubi, duke mundësuar një udhëtim online në Shqipërinë e viteve 1850-1950. Në fokus të aparatit të marubëve kanë qenë momente kyçe të historisë, por dhe jetës së përditshme.

10 mijë imazhe të shkrepura në momente kyçe të historisë së Shqipërisë nga 1850 deri në 1950 i janë shtuar fondit online të Muzeut Kombëtar të Fotografisë ?Marubi?.

Janë fotografi të papublikuara më parë nga shpallja e monarkisë, festimet për Pavarësinë, kongreset e Lushnjes e të Vlorës që tashmë mund të aksesohen online nga të gjithë të interesuarit.

Ato cilësohen si një nga pjesët më të rëndësishme të arkivës së fotografisë, ndaj përzgjedhja ka qenë e vështirë dhe i gjithë procesi kërkoi një vit e gjysmë punë.

Por veç ngjarjeve historike, vemendjen e marubëve e ka tërhequr jeta e përditshme.

Fondi i Marubit është i pasur me mbi 500 mijë negativë, ndërsa vijon të shtohet vit pas viti.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/udhetim-online-ne-shqiperine-e-viteve-1850-1950