Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në mënyrë të mistershme dhjetëra peshq të ngordhur kanë mbushur bregun e detit në Karpen të Kavajës.

Shkaku i ngordhjes mbetet ende i panjohur, pasi askush nuk di të thotë arsyen apo shkaqet e këtij fenomeni aspak normal.

Kjo është hera e parë që në këtë vijë bregdetare dallgët sjellin peshq të ngordhur në breg të detit.

Pavarëisht situatës, tejet problematike autoritet përkatëse ende nuk kanë nisur apo dhënë ndodnjë informacion zyrtarë mbi këtë fenomen, po aq të rëndë dhe të rrallë për ujerat e Adriatikut.

Paraprakisht dyshimet lidhen me ndotjen që shkaktohet nga shkarkimet e Hidrovorit të Karpenit dhe Qerretit.

Por, nuk përjashtohet dhe mundësia që peshkatarët e zonës kanë përdorur lëndë plasëse gjatë peshkimit, duke sjellë pasoja të rënda tek gjallesat detare.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dhjetra-peshq-te-ngordhur-dalin-ne-breg-te-detit-ne-karpen-te-kavajes