Liria është një 47-vjeçare e cila ka mundur të mposhtë kancerin e gjirit, sëmundje me të cilën u përball në mënyrë rastësore 5 vjet më parë.

"Rastësisht e zbulova, shkova tek mjeku për dy ditë u operova. Tani ja ku jam".

Liria është vetëm një nga qindra pacientet që prek kanceri i gjirit çdo vit. Ndryshe nga një vit më parë, 2018 ka shënuar rritje të rasteve te reja. 519 gra kanë zbuluar se janë prekur nga kanceri i gjirit vetëm në 9 muaj.

"Është e vërtetë që është rritur incidenca, por jo vdekshmëria. Kjo tregon cilësinë e shërbimit por edhe rritjen e ndërgjegjësimit", tha ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

Tetori konsiderohet muaji rozë, ku sensibiliteti për kapjen në kohë të kancerit të gjirit rritet. Në të gjithë vendin përgjatë këtij muaji, gratë mund të bëjnë mamografinë falas, edhe ditën e shtunë.