DIBER - Një shofer furgoni në Dibër i cili transportonte nxënësit e shkollave, është denoncuar se ka dhunuar një fëmijë. Ministria e Arsimit ka njoftuar atë të Brendshme për rastin. Në një deklaratë, zv/ministrja Romina Kuko kërkoi nga policia të veprojë menjëherë. Zero tolerancë për çdo rast dhune ndaj fëmijëve, siguria e të cilëve është parësore, tha zv/ministrja Kuko.

Ndërkohë mësohet se drejtuesi i furgonit që ka dhunuar nxënësin është ndaluar nga policia dhe ndodhet në komisariat në Peshkopi.

Deklaratë për media e zv.ministres së Brendshme Romina Kuko:

Ministria e Brendshme është sinjalizuar nga Ministria e Arsimit lidhur me një incident të ndodhur në furgonin, i cili transportonte nxënës në Dibër. Ministria e Brendshme i ka kërkuar menjëherë Policisë të veprojë. Policia ka identifikuar autorin, i cili aktualisht mbahet në ambjentet e Komisariatit të Dibrës për të kryer veprimet e para procedurale.

Pas përfundimit të këtyre veprimeve, Policia e Shtetit do të dalë në një deklaratë të detajuar sqaruese për ngjarjen.

Ministria e Brendshme nxit Policinë e Shtetit të kryejë të gjitha veprimet ashtu siç e ngarkon ligji.

Siguria e qytetarëve vjen e para. Siguria e fëmijëve vjen qëndron mbi gjithçka.

Çdo abuzim ndaj tyre do të ndëshkohet me zero tolerancë.

Nxisim gjithashtu qytetaret te denoncojne çdo shkelje ne numrin 112 dhe ne Komisariatin Dixhital.

Sheh diçka thuaj diçka!