Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Agron Duka, kryetar i Partisë Agrare Ambientaliste, do t'i kërkojë Lulzim Bashës si kryetar i Koalicionit opozitar, ti besojë Përzgjedhjen e kandidatit në një prej 61 bashkive të vendit, për zgjedhjet e ardhshme vendore!

Duka: Ne synojmë të kemi deri dy anëtarë në këshillin bashkiak, do të negociojmë në ndonjë bashki ku ne kemi struktura të mira të mund të kemi kandidatët tanë të përbashkët.

Sipas Dukës, këtë praktikë PD duhet ta ndjekë me të gjithë partitë aleate që kërkojnë të nxjerrin një kandidat, pasi sipas tij kjo do të forconte koalicionin e dhe do të jepte efekte pozitive në zgjedhje

Duka: Që të gjitha partitë që tentojnë të kenë kandidatë për bashki, sigurisht jo të nivelit të parë, kjo i bashkon akoma më tepër dhe do të jetë më rezultative për zgjedhjet vendore.

Por veç kandidatit për një bashki, ku PAA ka struktura të forta, Duka tha se synimi në zgjedhjet lokale është përfaqësimi në çdo këshill bashkiak!

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste ishte në Vlorë për nisjen e fushatës së re të anëtarësimeve dhe riorganizimin e strukturave për zgjedhjet vendore të vitit 2019.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/vendoret-duka-do-ti-kerkojme-bashes-nje-bashki