Surprise Me!

Divorcet, fenomen ne rritje

2018-10-07 1 Dailymotion

Vetëm avokat Ylli Kamberi thotë se çdo javë janë të paktën 2 çifte që i kërkojnë ndihmë për procedurat e divorcit.

?Divorcet vijnë në rritje, shtohen nga dita ditës, njerëzit janë shumë të gatshëm të kryejnë shumë procedura vetëm e vetëm të arrijnë zgjidhjen e martesës. 7-8 persona në muaj  kërkojnë zgjidhje.?

Sipas të dhënave nga Gjykata e Tiranës, vetëm në kryeqytet gjatë 9 muajve të fundit kanë kërkuar zgjidhjen e martesës 1687 persona, 110 më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Sipas avokatëve që trajtojnë çështjet civile, divorcet shkaku kryesor është dhuna në familje.

?Shumica proceseve kalojnë përmes dhunës. Mungesa e komunikimit në mosadministrimin e mirëqenies, kjo sjell përkeqësim të gjendjes ekonomike, njerëz të dhënë pas bixhozit elektronik dhe më pas kjo shkon në dhunë. Gjithmonë hera e fundit dhe në pas ne gjejmë dhunën si shkakun ligjor për të zgjidhur martesën.?

Sipas përfaqësuesve ligjorë, gratë janë ato që kërkojnë më shumë të shkojnë drejt divorceve.

?Gratë janë ato që kërkojnë më shumë zgjidhje pasi burrat përfaqësohen edhe vetë.?

Për sociologët, rritja e numrit të divorceve në një kohë kur është ulur numri i martesave,  janë alarm për shoqërinë. Referuar të dhënave të ?Instat?, Tirana mban numrin më të lartë të divorceve.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon