Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Burgu i Reçit po pret të dënuarit e parë 3 muaj pasi ish-ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vlahutin dhe ministrja e drejtësisë, Etilda Gjoni i prenë shiritin e inaugurimit.

Prej të shtunës dhe gjatë të dielës, po kryhet transferimi i 300 të dënuarve të parë, kryesisht nga burgu i Shënkollit që pritet t?i nënshtrohet një rikonstruksioni.

150 të dënuar janë vendosur aty të shtunën, ndërsa 150 të tjerë janë transferuar këtë të dielë nën masa të rrepta sigurie.

Zyrtarisht as Ministria e Drejtësisë dhe as Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve nuk kanë dhënë detaje mbi numrin e të dënuarve që do të zhvendosen këto ditë në këtë IEVP, mbi kriteret që kanë përcaktuar dhe detaje të tjera.

Pritet që në ditët e ardhshme të ketë një komunikim mbi këtë proçes tejet të rëndësishëm.

Burgu i Reçit shtrihet në një sipërfaqe prej 16 hektarësh, ka një kapacitet prej rreth 800 të burgosurish dhe ka kapur vlerën e 14 milion eurove.

Në këtë institucion për të garantuar sigurinë e të dënuarve do të kujdesen plot 324 efektivë policie.

Ambientetet e brendshme kanë tualet privat, aspirim, kondicionim, sistem alarmi dhe deri tek pajisjet që dedektojnë dhe bllokojnë valët e telefonisë ceululare.

Një financim ky i BE në bashkëpunim me qeverinë shqiptare dhe është i pari institucion i vuajtjes së dënimit, të sigurisë së lartë që ka të tilla parametra, të njëjta me vendet e Unionit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/burgu-i-recit-hap-qelite-vendosen-300-te-denuarit-e-pare