Pas 10 viteve sukses, ?E Diela Shqiptare? nisi sezonin e 11-të në ekranin e Televizionit Klan.

Jo vetëm skenografi e re, miq të rinj apo rikonceptim i rubrikave të dashura për publikun, por një transmetim maratonë me 60 minuta më shumë, që nis prej orës 12:30 deri në 19:20.

Në këtë sezon, emocionet e forta të rubrikës ?Ka një mesazh për ty? janë zhvendosur edhe përtej studios, sëbashku me rrëfimet apo premtimet e personazheve.

Në hapësirën e dedikuar shëndetit, rubrikës ?Ne jemi çfarë hamë? nën moderimin e dietologes së njohur Blerina Bombaj, i bashkëngjitet edhe rubrika ?Kujdes shëndetin?, me mjekë dhe specialist të ftuar, të cilët ndajnë informacione rreth sëmundjeve të ndryshme, e padyshim shumë këshilla.

Surpriza të shumta premton këtë sezon ?Telebingo Shqiptare?, e cila bashkë me numrin e velinave ka shtuar edhe dhuratat.

Ndërsa Rubrika ?Shihemi në gjyq? rivjen me juristen Eni Çobani, në ndihmë të shqiptarëve për të zgjidhur konfliktet mes tyre.

Po krejtësisht e re vjen në këtë sezon ?Të së Dielës Shqiptare? një hapësirë dedikuar humorit. Aktorët Besar Kallaku, Erion Isai dhe Olsi Bylyku premtojnë të qeshura pa fund në ?BE Kafe?.

20 vite të ?Këngës Magjike? do të vijnë me sharmin dhe elegancën e artit të vërtetë, e cila në këtë vit jubile mirëpret artistët më të mirë të të gjithë trevave shqiptare. Sigurisht edhe të rinjtë.

Megjithë surprizat që rezervon ?E Diela Shqiptare?, edhe këtë sezon formula e suksesit mban vulën e showman-it Ardit Gjebrea.

Tv Klan