Surprise Me!

700 mesues ndihmes ne shkolla

2018-10-07 1 Dailymotion

Të gjithë nxënësit me aftësi ndryshe, që frekuentojnë shkollat publike në vend, këtë vit asistohen nga mësuesit ndihmës. Bora Ibro është një nga arsimtaret që ndihmon nxënësit e kësaj kategorie në shkollën "Avni Rustemi".

Dituri natyre ishte lënda që na përkoi të ndiqnim, me nxënësit e klasës së 5, mes të cilëve gjendej dhe një vajzë me aftësi ndryshe.

Ndërsa mësuesja e lendës zhvillonte mësim, detyra e mësuese Borës ishte ta bënte më të lehtë mësimin për  nxënësen e saj të veçantë.

Mësuese Bora na tregon se kjo nuk është e vetmja nxënëse. Në të gjithë vendin janë emëruar 700 mësues ndihmës, që u vijnë në ndihmë nxënësve me aftësi ndryshe dhe i ndihmojnë të integrohen në procesin mësimor.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon