Surprise Me!

Report Tv-Aksident në Dajt, makina me 3 persona bie në greminë, 2 rëndë

2018-10-07 1 Dailymotion

TIRANE-Një makinë humbi kontrollin duke përfunduar në humnerë pasditen e sotme, por fatmirësisht tre personat që ishin brenda shpëtuan. Aksidenti u regjistrua rreth orës 18:30 në rrugën e ?Dajtit? në fshatin Surrel. Makina e aksidentuar është tip fuoristradë me targë ?AA255JH?.

Pas sinjalizimit nga qytetarët e zonës së Surrelit se një makina doli nga rruga dhe përfundoi në greminë, policia, zjarrfikësja dhe ambulanca shkuan në vendin e ngjarjes duke i nxjerrë.

Sipas burimeve për Report Tv, dy nga tre personat që ndodheshin në makinë ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa i plagosuri tjetër ndodhet në gjendje më të mirë shëndetësore.

Tre të plagosurit, pasi janë nxjerrë nga gremina janë transportuar në Spitalin e Traumës. Pasditen e sotme kryeqyteti u përfshi nga reshjet e shiut për rreth një ore, ndërsa shkak i aksidentit mund të jetë bërë lagështira në rrugë.

Buy Now on CodeCanyon