TIRANE-Pak ditë pasi shumica prezantoi draftin me ndryshimet në Reformën Zgjedhore, të cilën opozita e ka bojkotuar, sot kryetari i PD, Lulzim Basha ka prezantuar para deputetëve demokratë dhe opozitës platformën që sipas tij do të "çlirojë zgjedhjet" nga krimi, shitblerja e votës dhe kapja shtetërore. Platforma e opozitës mbështetet në katër pika, që sipas Bashës janë thelbësore;

1. Dekriminalizimi i procesit zgjedhor, ku përfshihet edhe vettingu i politikanëve
2. Masat kundër shitblerjes së votës
3. Reduktim shpenzimeve të fushatës, financim shtetëror 100%
4. Përdorimi i teknologjisë në votim, votim dhe numërim elektronik

Lulzim Basha deklaroi se është i hapur edhe për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, por më parë kërkoi që të realizohen katër pikat e platformës.

Pasi të zgjidhen këto mund të hapet diskutimi për sistemin, mendimet e mia dihen, por do i nënshtrohen aleancës opozitare dhe etj. Qëndrimi im është që cfarë do sistemi të shkojmë duhet një studim dhe diskutim i hapur për përfaqësimin më të mirë të qytetarëve. Reduktim të numrit të deputetëve që mund të kthehen në 100, parlamenti me dy dhoma. Të gjitha propozimet të hapura për diskutim.

Lulzim Basha
Më pas Lulzim Basha u ndal te deklarata e Rexhep Rrajës pak ditë më parë pasi doli nga gjykata, ku deklaroi se ?Basha do e shohë në zgjedhje?. Basha tha se djali i deputetit kërcënoi opozitën me hakmarrje elektorale.