Brenda një jave çmimi i një litri naftë në Shqipëri është rritur me 10 Lekë. Në shumicën e pikave të karburantëve nafta shitet me 183 Lekë, ndërsa benzina kushton 184 Lekë.<br /><br />Ka dhe disa pika ku një litër naftë tregtohet me 192 Lekë, duke bërë Shqipërinë një ndër vendet me çmimet më të larta të karburantit në botë. ?Në Shqipëri çmimi i një litri naftë është 182 lekë, ndërsa mesatarja e tij në botë është 117 Lekë, rreth 40% më shumë? shprehet faqja globale e çmimit të lëndëve djegëse, Global Petrol Prices.
