Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shtatori shënoi një rritje të ndjeshme të çmimit të perimeve dhe frutave. Sipas INSTAT, shtrenjtimi shkon deri në 14.6 për qind, ndërsa parashikohet se i njëjti trend të jetë i njëjtë dhe në muajt në vijim.

Shtatori ka qenë më i shtrenjtë për xhepat e qytetarëve shqiptarë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se nëngrupi ushqime dhe pije jo alkoolike për të cilin shqiptarët shpenzojnë pjesën më të madhe të të ardhurave, ka pësuar një rritje me 1,03 pikë përqindje.

Po ashtu edhe qiratë, uji dhe transporti është shtrenjtuar.

?Zarzavate përfshirë patatet? kanë pësuar rritjen më të lartë me 14,6 %, pasuar nga nëngrupet ?fruta? me 3,8 %.

Pritshmëritë janë për shtrenjtimin e mëtejshëm në muajt në vazhdim, duke marë parasysh faktin që prodhimi vendas pakësohet ndjeshëm në vend.

Për shkak ta kushteve klimaterike është e vështirë që tregu të plotësohet me produktet e vendit gjatë dimrit.

Ndaj peshën kryesore e zë importi i cili ka edhe kosto më të larta.

Por pavarësisht rritjes së çmimeve inflacioni gjatë shtatorit ka pësuar një ulje të lehtë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shtrenjtohen-cmimet-ushqimet-dhe-pijet-joalkoolike-kane-pesuar-rritjen-me-te-madhe