Kjo është situata me të cilën duhet të përballen çdo ditë banorët e Golemit në njësinë administrative Rrethina në Shkodër. Vetem 2 km larg qytetit, kjo zonë vuan mungesen e ujit të pijshëm prej 1 muaji. Banorët shprehen se askush nuk është kujtuar për këtë situatë, ndërkohe që kanë një mesazh të qartë për krybashkiaken Voltana Ademi

Fadil Hasa, banori i cili ka hapur dyert e lokalit të tij për të mbushuar ujë banorët e zonës. Ai shprehet se nuk e kryen këtë mision për qëllime përfitimi, por për t?i shërbyer banorëve të zonës së tij.

Prej një muaji banorët shprehen se situata është kaotike dhe duhet shpallur emergjenca, sepse nuk ka asnjë pikë ujë në rubinetët e banesave të tyre. Ndërkohë që banorët ngrejnë edhe shqetësimin tjetër ku në këtë zonë nuk është vënë dorë në rrjetin e ujësjellësit prej më shumë se 25 vitesh.

f.g.