Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Bernd Borchardt ka përshëndetur nismat e dy partive kryesore për ndryshimet në kodin zgjedhor.

Në deklaratën për mediat ai kërkon që forcat politike të bashkëpunojnë dhe të nisin një dialog politik.

Ndërkohë thekson se të gjitha rishikimet duhet të përfundojnë të paktën gjashtë muaj para zgjedhjeve.

Borchardt: ?Mirëpresim vënien në tryezë të një drafti për ndryshime në Kodin Zgjedhor. Mirëpresim gjithashtu paraqitjen me një ndjesi urgjence të këtij drafti nga Bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm të Reformës Zgjedhore.

Praktikat më të mira ndërkombëtare për reformë zgjedhore kërkojnë që këto reforma të miratohen të paktën gjashtë muaj përpara zgjedhjeve. I nxisim të gjithë aktorët politikë të përfshihen në dialog konstruktiv në lidhje me këtë draft.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/kreu-i-osbe-reforma-zgjedhore-te-permbyllet-6-muaj-para-zgjedhjeve