Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Parlamenti Evropian ka votuar me 44 vota pro, 5 kundër dhe 5 abstenim në mbështetje të rezolutës për hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë.

Europarlamentari, Knut Fleckenstein, ka paraqitur një raport të plotë të të gjithë vendeve të Ballkanit.

Sa i përket vendit tonë në dokument thuhet se PE mirëpret përparimin e vazhdueshëm të Shqipërisë dhe hapat e ndërmarrë për të rritur pavarësinë dhe profesionalizmin e gjyqësorit të vendit.

Kjo duke e vënë theksin te reforma dhe vettingu në sistemin e drejtësisë. Po ashtu eurodeputetët shprehen optimistë për përmirësimin e kuadrit ligjor në përafrimin me legjislacionin e BE-së dhe betejën ndaj korrupsionit.
Megjithatë përpjekjet duket se nuk janë të mjaftueshme. Në rezolutë thuhet se eurodeputetët mbeten të shqetësuar për nivelin e lartë të korrupsionit, ritmin e ngadaltë dhe jo-efikasitetin e sistemit të drejtësisë dhe fakti që mangësitë e sundimit të ligjit dhe procedurat e vështira rregullatore vazhdojnë të pengojnë investimet në vend.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/pe-pa-date-negociatat-e-shqiperise-do-hapen-vetem-kur-te-perbushe-kushtet