Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një vrasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e djeshme (9 tetor) në Lushnje. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shegas, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasi Qemal Alla 48 vjeç, ish-kryeplak i këtij fshati.

Nga informacionet paraprake mësohet se 48-vjeçari është qëlluar me armë zjarri 100 metër para se të mbërrinte në banesën e tij.

"Në datën 09.10.2018, rreth orës 21:45, në fshatin Shegas, Lushnje, duke udhëtuar me mjetin e tij, rreth 100 m para se të mbërinte tek banesa, është qëlluar me armë zjarri shtetasi Q.H, 48 vjeç, i cili ka gjetur vdekjen", sqaron policia.

Mësohet nga policia se viktima Q.H ishte fermer dhe nuk njihet si person me precedent kriminal.

Ekspertë të Hetimit të Krimit po hetojnë mbi shkakun dhe zbardhjen e rrethanave, të cilat mbeten ende të paqarta.

Në ndihmë të grupit hetimor kanë shkuar një grup ekspertësh të Hetimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Forca të shumta policie nga Komisariati i Lushnjes, Drejtoria Vendore e Policisë Fier dhe FNSH Fier kanë ngritur pika kontrolli dhe po bejne krehjen e zones për kapjen e autorëve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/lushnje-vritet-me-arme-41-vjecari