Surprise Me!

Ora News - Spitali Lezhës pa mamografi, gratë drejt Shkodrës e Tiranës për ekzaminim

2018-10-10 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tetori është muaji ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit në të gjithë botën.

Gjatë këtij muaji shërbimi i mamografise ofrohet falas në të gjithë vendin për të gjithë. Por gratë dhe vajzat në Bashkinë e Lezhës nuk mund ta kryejnë këtë ekzaminim pranë spitalit rajonal.

Aparatura qëndron në magazinë prej më shumë se një viti pasi kërkohet një buxhet shtesë për ta vënë në punë.

Bardha Gjoni: "Mamografia në Lezhë, në strukturën publike akoma nuk është arritur të kryhet. Megjithëse aparatura mamografisë prej një viti ka ardhur në spitalin e Lezhës por akoma nuk ka arritur te vihet në punë kjo për një arsye se nevojitet një buxhet shtesë."

Në këto kushte ato janë të detyruara ta marrin këtë shërbim në Shkodër apo Tiranë por mjekja onkologe Bardha Gjoni thotë se kjo aparaturë është shumë e domosdoshme për spitalin rajonal të Lezhës.

Bardha Gjoni: "Mamografia është ekzaminim bazë në përcaktimin e sëmundjes së kancerit të gjirit në grupmoshat mbi dyzet vjeç."

Në lidhje me këtë shqetësim drejtoria spitalit rajonal të Lezhës thotë se problemi të zgjidhet nga ministria e shëndetësisë dhe vë në punë mamografinë e dhuruar nga një donator.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/spitali-lezhes-pa-mamografi-grate-drejt-shkodres-e-tiranes-ekzaminim

Buy Now on CodeCanyon