Askush nuk është imun ndaj problemeve të shëndetit mendor, i cili duket se së fundmi po përhapet me ritme të shpejta në popullatë. Ekspertët e shëndetit mendor, thonë se shifrat janë të frikshme, ndërsa parashikimet thonë se shumë shpejt, këto probleme do të kryesojnë listën e sëmundjeve.<br /><br />Kushtet social ekonomike mbeten faktori kryesor. Në ditën botërore të shëndetit mendor gjatë një bashkëbisedimi me të rinj, Ministria e Shëndetësisë vuri theksin tek shërbimet e integruara.<br /><br />Së shpejti pritet të hapet në Kavajë një qendër komunitare ku do të trajtohen pacientë të Spitalit Psikiatrik të Elbasanit.