Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rezultatet e vettingut dhe lufta ndaj korrupsionit do të jenë elementët që do të bindin vendet skeptike në dhënien e votës pro hapjes së negociatave të integrimit të Shqipërisë. Drejtori i Zgjerimit në KE, Danielsson i kujton politikës shqiptare se dera është e hapur, por për këtë duhen hapa të qartë. Për Ministrin Bushati, rëndësi të madhe ka procesi i ?screening?. Ndërsa presidenti Meta kërkon dialog për realizimin e reformave.

Vendet e Bashkimit Evropian do të japin votën pro Shqipërisë në qershor nëse do të realizohet reforma në drejtësi dhe do të ketë rezultate konkrete në luftën ndaj korrupsionit.

Gjatë seminarit për impaktin e negociatave në administratë, Drejtori i Përgjithshëm për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Christian Danielsson, i kujtoi politikës shqiptare se dera e BE është e hapur, por vetëm në këtë mënyrë do të binden vendet skeptike.

Christian Danielsson: Mund të bindni vendet skeptike të unionit duke vijuar me procesin e vettingut si dhe duke dhënë rezultate konkrete kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/negociatat-pas-vetting-ut-danielsson-vendet-skeptike-kerkojne-rezultate-nga-reforma-ne-drejtesi