Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
12 programe studimi janë mbyllur këtë vit të ri akademik në universitetin Aleksandër Xhovani në Elbasan.

Mes tyre janë matematikë-fizika, bio-kimia dhe një sërë programesh të gjuhëve të huaja.

Ndërkohë 6 programe të tjera janë në rrezik mbyllje, mes të cilave gjuhë-letërsia, histori-gjeografia, gazetaria apo psikologjia.

Në Universitetin e Vlorës "Ismail Qemali" rrezikojnë të mbyllen katër programe si degët Matematikë, Fizika, Kimia por dhe Italishtja të cilat kanë regjistrime minimale.

Roland Zisi: "Faktorët nuk lidhen me aspekte të brendshmë të universitetit."

Rreth 290 studentë janë regjistruar pas fazës së dytë në Universtin e Gjirokastrës, nga 805 që ishin kuotat e miratura.

6 programe studimi, rrezikojnë të mbyllen. Drejtuesit e Universitetit japin si shkak vendosjen e mesatares 7 për mësuesinë.

Jani Dine: "Ne kemi shqetësim për mësuesinë, që aktualisht ka një numër të ulët regjistrimesh. Ndoshta një prej faktorëve që ka ndikuar mund të ketë qenë dhe vendosja e mesatares 7-të."

Këtë vit, regjistrimet e reja në Universitetet e rretheve janë fokusuar në programet 2-vjeçare profesionale tek të cilat kandidatët shohin edhe mundësinë e punësimit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mbyllen-41-programe-studimi-ne-universitetet-e-rretheve