Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ky lokal modest në fshatin Shëlli të Matit ishte vendi ku katër punonjës të bashkisë së Matit të cilët ishin angazhuar për hapjen e një rruge në fshat, e shfrytëzonin për pushimin e drekës.

Mentor Hoxha, Astrit Hani, Erzen Alija dhe Hamit Buçi po konsumonin ushqimin teksa drejt tyre u zbrazën breshëri automatiku nga 51 vjeçari Kujtim Koxha.

Policia tha se mes tyre pati një debat verbal në lokal dhe Koxha më pas shkoi në shtëpi dhe u kthye me automatik duke vrarë në vend Mentor Hoxhën dhe plagosur tre të tjerët.

Pak orë më vonë do të ndërronin jetë Erzen Alija dhe Hamit Buçi, njëri rrugës drejt Tiranës ndërsa tjetri në spitalin e Traumës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasesi-ne-mast-shkeli-ligj-e-kanun-vrau-punonjesit-e-bashkise-me-buke-ne-goje