Surprise Me!

Masaker ne Mat, tre te vrare me kallashnikov

2018-10-11 2 Dailymotion

Dy punonjës të Bashkisë së Matit dhe një banor i fshatit Shëlli janë ekzekutuar me kallashnikov në një konflikt që ka ndodhur në këtë fshat. Të tre qenë duke drekuar pasi kishin punuar për ndërtimin e një rruge në këtë zonë.
Nga breshëritë e armëve, mësohet se një person tjetër ka mbetur i plagosur. Shkak është bërë konflikti për një rrugë në fshatin Shëlli në njësinë administrative Lis të Matit, që po ndërtohej nga punonjësit e bashkisë, por që është kundërshtuar nga personi që kreu vrasjen. Një orë pas masakrës, policia ka vënë në pranga 51-vjeçarin Kujtim Koxha, si autor i krimit.
Si pasojë e të shtënave kanë humbur jetën Mentor Hoxha 36 vjeç, Erzen Aliaj 49 vjeç dhe Hamit Buci, ndërsa i plagosur ka mbetur Astrit Hani 40 vjeç.
Buci është banor i zonës dhe fillimisht ka mbetur i plagosur rëndë bashkë me Aliajn, por kanë ndëruar jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 14:00 në ambientet e lokalit ku ishin ulur për të drekuar, atje ku viktimat janë gjendur nën breshërinë e plumbave.
Burime nga policia bëjnë me dije se Kujtim Koxha pasi ka debatuar me viktimat, është larguar për t'u kthyer më pas i armatosur duke kryer edhe masakrën me tre të vrarë dhe një të plagosur.

Buy Now on CodeCanyon