Policia e Shtetit njofton se është arrestuar autori i vrasjes së trefishtë në Mat dhe plagosjes së një tjetri. Dy nga viktimat janë punonjës të kësaj bashkie, ndërsa i treti është banor i fshatit Shëlli.

Mësohet se autori u kap rreth një orë larg vendit ku ndodhi ngjarja, në një urë në Burgajet. 51-vjeçari Kujtim Koxha, qëlloi me armë drejt 4 punonjësve të bashkisë Mat, të cilët po ndërtonin një rrugë në fshatin Lis, ndërkohë që 2 prej tyre kanë vdekur dhe dy të tjerë janë të plagosur.

Njoftimi i plotë

Pas një orë ndjekje Policia kap e prangos autorin e ngjarjes.

Si rezultat i një pune të mirë organizuar Policia e Matit në bashkëpunim me Strukturat e D.V.P. Dibër, si rezultat i ndjekjes kap dhe arreston autorin e dyshuar i cili qëlloi me armë drejt disa personave ku si pasojë mbeti i vrar një shtetas dhe u plagosen 3 të tjerë.

Autori i dyshuar Kujtim Koxha, banues në Shëlli Mat, u kap rreth një orë larg vendngjarjes në një urë në Burgajet.

Për kapjen e tij u vunë në ndjekje 40 forca policie.