Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetari Bledian Koka i ftuar në "360 Gradë" në Ora News tha se një nga eksponentët e 'malavitës' Durim Bami besohet se ka udhëtuar drejt Zvicrës, ndërsa autoritetet zvicerane kanë marrë masa ekstra për mbrojtjen e ish-oficerit Emiljano Nuhu.

Koka: Kishte një informacion, që një nga personat e njohur të Malavitës, Durim Bami ka udhëtuar drejt Zvicrës. Autoritetet janë vënë nën alarm maksimal. E kanë marrë Emiljano Nuhut.

Durim Bami ka dalë përmes Kosovës, ka shkuar në Prishtinë dhe besohet se ai ka shkuar drejt Zvicrës dhe dyshimi është se mund të eliminonte Emiljano Nuhun, i cili ndodhet në qendrën e azil-kërkimit.

Ndryshe nga autoritetet kosovare që arrestuan Babalen, autoritete zvicerane e kanë çuar në një vend të sigurt. Personi në fjalë ka deklaruar se Durim Bami ma ka çuar disa herë mesazhe kërcënuese.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/koka-durim-bami-ka-udhetuar-drejt-zvicres-ku-ndodhet-ish-oficeri-nuhu