TIRANE-Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka dëshmuar sot në prokurorinë e kryeqytetit për rreth 25 minuta pas padisë së Taulant Ballës për shpërdorim detyre, shpifje dhe fyerje për rastin e Xhisiela Malokut.<br /><br />Lideri demokrat ka ngjitur shkallët e prokurorisë së Tiranës në orën 12:15 minuta, ndërsa ka dalë në orën 12:40 minuta. Basha ishte vetëm në prokurori, pasi nuk shoqërohej nga asnjëri nga ndihmësit e tij ligjor.<br /><br />Pas daljes nga prokuroria, ai nuk pranoi që të jepte detaje nga dëshmia që bëri para prokurores Elsa Miha se çfarë provash ka që Taulant Balla ka qenë në komisariatin e Fushë Krujës në datë 21 korrik.
