Surprise Me!

Kosovë, lirohet 'Babalja', Gjykata e Prishtinës s'pranon kërkesën për paraburgim

2018-10-12 0 Dailymotion

KOSOVE - Lirohet Albert Veliu, i njohur ndryshe si "Babalja", rreth 24 orë pas ndalimit nga policia e Kosovës. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga avokati i "Babales", Tom Gashi. Sipas tij, Gjykata e Prishtinës nuk ka pranuar kërkesën e autoriteteve shqiptare për paraburgim ndaj Albert Veliut, pasi në Shqipëri akuzohet për kallëzim të rremë dhe kalim të paligjshëm të kufirit. <br /><br />Nga ana tjetër, Report Tv ka mësuar se vijojnë procedurat për ekstradimin e "Babales". Avokati mbrojtës, Tom Gashi tha se klienti i tij Albert Veliu, ndodhej me të, pas vendimit të Gjykatës. <br /><br />Albert Veliu u ndalua një ditë më parë në një kamp azilkërkuesish në Prishtinë, pas lëshimit të urdhërporosisë nga drejtësia shqiptare për arrestimin e tij, pasi ndaj "Babales" ka një masë arresti me burg për kallëzim të rremë dhe kalim të paligjshëm të kufirit.

Buy Now on CodeCanyon