Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarja e ndodhur mbrëmjen e 11 tetorit ku e mitura K. B., 13 vjeçe ndërroi jetë në spital.

Në përfundim të veprimeve të kryera nga grupi hetimor rezulton se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetëvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit.

"Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e djeshme ku shtetasia K. B., 13 vjeçe është shoqëruar për ndihmë mjekësore në spital nga i ati i saj, shtetasi Xh. B., ku dhe më pas ndërroi jetë, u ngrit një grup i posaçëm hetimor ku në përfundim të veprimeve përkatëse hetimore dhe proceduriale (kqyrja e vendit të ngjarjes, trupit të të miturës dhe marrja e deklarimeve të familjarëve), ka rezultuar se e mitura K. B., dyshohet të jetë vetvrarë në banesë me armën e gjahut të të atit", thuhet në njoftimin e policisë.

Por familjarët kundërshtojnë dhe dyshojnë se është vrarë.

Fqinjët tregojnë se familja ishte në kushte të vështira ekonomike dhe bashkë me të jetonte dhe i vëllai dhe nusja e këtij të fundit, të dy me aftësi të kufizuara.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale arma e gjahut me të cilën e mitura dyshohet të jetë vetvrarë në banesë. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut për të cilën shtetasi Xh. B., dispononte leje.

Ngjarja ka ndodhur kur e mitura jetonte e vetme në banesë ndërsa e ëma ishte tek disa të afërm. 13 vjeçarja ishte nxënëse e shkollës "Bajram Curri" dhe gjatë ditës së sotme efektivë të policisë kanë marrë në pyetje mësuesit dhe shokët e klasës për të mësuar nëse ka shfaqur shenja depresioni.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/zbardhet-vdekje-e-13-vjecares-policia-u-vetevra-me-armen-e-gjahut