Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy persona të shpallur në kërkim kanë rënë në prangat e policisë së Divjakës.

Të arrestuarit janë Dionis Gjini, 25 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale "Mashtrim" dhe "Mosbindje ndaj urdhërit të punonjësit të policisë" dhe Eris Mëhilli, 28 vjeç.

Ky i fundit u ndalua për llogari të DVP Lezhë pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" .

Gjykata e Apelit Shkodër e ka dënuar këtë shtetas me 1 vit e 4 muaj burg.

Ndalimi i tyre u bë gjatë kontrolleve të ushtruara nga Komisariati i Policisë Divjakë të mbështetur nga FNSH Fier në lokale e akse rrugore për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/mashtrim-dhe-shkelje-te-rregullave-te-qarkullimit-dy-ne-pranga