TIRANË-Policia ka arrestuar autorin e grabitjes dhe vrasjes së të riut në kryeqytet para dy netësh. Ai është Muhamet Sallahi. 25 vjeçari, banues në Tiranë pasi grabiti e qëlloi me thikë gjatë përleshjes në banesë 30 vjeçarin Holdi Hajdari, i cili ndërroi jetë në spital mëngjesin e djeshëm.

Report TV ishte dje brenda banesës në rrugën ?Bego Hoxha? ku ndodhi ngjarja, ku dukeshin shenjat e konfliktit, ndërsa pranë dhomës ku ka ndodhur sherri është gjetur thika, por edhe një portofol i boshatisur.

Brenda portofolit dyshohet se kishte një sasi të konsiderueshme lekësh dhe që autori ishte në dijeni prandaj e ka kryer grabitjen. Muhamet Sallahi e dinte që Holdi Hajdarit i kishte dërguar një sasi lekësh babai nga Greqia dhe për këtë ka organizuar grabitjen.

Burime nga Policia e Tiranës thanë se Holdi Hajdari, por edhe personi që e vrau atë ishin përdorues droge, ndërsa kjo vërtetohet edhe nga shiringat që janë brenda banesës. Pasi e qëlloi me thikë Holdi Hajdrin, autori u largua, por në arrati qëndroi vetëm 24 orë më pas është prangosur.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ?Vrasja me dashje? të parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.