Surprise Me!

Report Tv-Masakra në Mat, Basha: Jam gati për referendum për rikthimin e dënimit me vdekje

2018-10-13 14 Dailymotion

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ishte mbrëmjen e djeshme për ngushëllime në familjet e tre personave, dy punonjës të bashkisë së Matit dhe njëri banor i zonës, të cilët u ekzekutuan me armë zjarri nga Kujtim Koxha dy ditë më parë.

Gjithashtu Basha vizitoi edhe të plagosurin që ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në një prononcim për mediat i pyetur nëse duhet të rikthehet dënimi me vdekje, lideri i PD-së u përgjigj se është i gatshëm që ta shtrojë këtë pyetje në referendum kur Partia Demokratike të vijë në pushtet.

Kjo është një çështje që u takon qytetarëve shqiptarë, unë personalisht jam i gatshëm që këtë pyetje t?ia shtroj popullit shqiptar qoftë edhe si referendum në momentin që PD do marrë përgjegjësinë për të qeverisur vendin.

Lulzim Basha
Por a mundet që Shqipëria të rikthejë dënimin me vdekje? Pak kohë më parë, Romana Vlahutin, ish-ambasadore e Bashkimit Europian në Tiranë u shpreh se BE nuk e pranon një gjë të tillë. ?Dënimi me vdekje nuk pranohet nga BE? tha ajo në 4 maj 2018.

Buy Now on CodeCanyon