Një shkollë për t'u bërë drejtor shkolle, kopshti apo çerdheje. Kjo është risia në sistemin universitar shqiptar. Qeveria shqiptare ka certifikuar shkollën e drejtorëve, të cilën së pari do ta provojnë drejtuesit aktual të institucioneve të arsimit parauniversitar publike dhe private. Ky do të jetë dhe kushti që ata të vazhdojnë të mbajnë postin drejtues.<br /><br />Pas drejtuesve aktualë, do t'u jepet mundësi edhe të tjerëve për t'u trajnuar në shkollën e drejtorëve, por duke plotësuar disa kritere.<br /><br />Pas përcaktimin të godinës Ministria e Arsimit është duke hartuar kurrikulat mbi bazë të së cilës do të mësojnë ata që do të jenë drejtuesit e ardhshëm në arsim.