Piktori Pashk Përvathi vjen vërtetë "Ndryshe", ashtu siç e ka titulluar edhe ekspozitën e tij të 40-të. Kësaj here, bukuritë e peisazhit i kanë lënë radhën siluetës njerëzore, portreteve të komunitetit rom dhe mbi të gjitha nudos së përmotshme të piktorëve.<br /><br />Edhe pse në zemër të ekspozitës janë nudot, nuk mungojnë ngjyrat identifikuese të piktorit, që shpesh i përngjajnë vjeshtës së artë.<br /><br />Pashk Përvathi thotë se e realizoi këtë cikël nudosh pasi gjeti konsensusin e artë mes modeleve dhe bashkëshortes. Por pranon se në portret ka ruajtur anonimatin. Punimet e Pashk Përvathit do të ekspozohen në Muzeun Historik Kombëtar deri me 20 Tetor.