Surprise Me!

Ora News - Dikur mënyra e transportit më e përdorur, sot udhëtimi me tren është makth

2018-10-13 8 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dikur ishte mënyra e transportit më e përdorur nga Shqiptarët.

Por që nga viti 1986 kur zyrtarisht përfundoi vepra e fundit hekurudhore, udhëtimi me tren është shëndërruar në një makth.

Për shkak të amortizimit në hekurudhës dhe vetë trenave, sot funksionojnë vetëm katër linja për pasagjerë.

Prej 1 shtatorit 2018 ky është treni i vetëm i pasagjerëve që shkel në stacionin e Fierit. Me tej drejt Vlorës nuk udhëton prej kohësh.

Treni nisen në orën 12:10! Pasagjerët numërohen me gishta.

Por në të shumtën e rasteve është bosh.

Për Arben Sinën, makinisht prej 35 vitesh kohët e arta ishin para viteve 1990, ndërsa tashmë e pranon se ata e kanë humbur garën e transportit të pasagjerëve

Arben Sina, maknisit: Duhet një shpejtësi më e lartë që të udhëtojnë pasagjerët.

Trenat në Shqipëri mesatarisht lëvizin me 5 km/h , por gjatë vitit 2017 shkaktuan 9 aksidente për shkak të kalimeve të kushteve të hekurudhës!

Drejtori i Hekurudhave Shqiptare, An i Dyrmishi thotë se situata është pasojë e mungesës së vëmendjes për 28 vite.

Ani Dyrmishi, Drejtori i Hekurudhës: Do një punë kolosale për ta kthyer atë në një gjendje funksionale.

Të dhënat e INSTAT për transportin ndër vite tregojnë braktisjen e transportit hekurdhor! Në vitin 2017 me tren udhëtuan vetem 65 980, nga 448 000 në vitin 2012.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/dikur-menyra-e-transportit-me-e-perdorur-sot-udhetimi-me-tren-eshte-makth

Buy Now on CodeCanyon