Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në Bulqizë dimri është i ashpër prandaj banorët i kanë marrë masat herët duke blerë drutë e zjarrit.

Por ashtu siç mund të shihet edhe nga këto pamje, drutë kanë zaptuar cdo hapësirë publike të qytetit.

Banorët thonë së në mungesë të ambienteve të tjera janë të detyruar ti vendosin ato ku të munden ndërsa theksojnë nevojën për ngrohje gjatë stinës së ftohtë.

Banor: Nuk kemi hyrje për të mbajtur drutë brenda

Por më problematike situata bëhet për të vegjlit të cilët detyrohen të luajnë në rrugë dhe jo të pakta kanë qenë rastet kur ata janë lënduar si pasojë e rënies së stivave të drurit.

Situatë e ngjashme është edhe në qytetin e Peshkopisë ku drutë kanë bllokuar çdo hapësirë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/bulqize-banoret-zaptojne-me-dru-hapesirat-publike