Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndryshimi i çmimeve të biletave të transportit urban duket se nuk ka sjellë përmirësim në cilësinë e shërbimit. Të paktën ky është perceptimi që kanë përdoruesit e këtij mjeti.

Tre vite nga rritja me 10 lekë të biletës shqetësimet janë të njëjta. Vonesat, mungesa e kondicionerëve, papastërtitë dhe grabitjet.

"Kondicionerët i kanë fikur fare", tha një udhëtare.

"Asnjë ndryshim nuk ka, vonohen shumë", tha një tjetër udhëtare.

Mungesa e investimeve sipas kryetarit të shoqatës së Transportit Publik, Ferdinand Ibrahimi vjen për shkak të rrijtes së çmimit të karburanteve dhe taskave.

Sipas tij shtimi i linjave të transportit sjell probleme dhe jo lehtësira.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/tre-vite-nga-rritja-e-cmimit-te-biletes-kushtet-ne-urbane-jane-njesoj