Një godinë dy katëshe te Liqeni i Thatë në Tiranë, e cila është prishur nga IKMT që në muajin shkurt të këtij viti, është kthyer në rrezik për fëmijët e zonës. Kjo pasi Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Mjedisit ka prishur banesën, por nuk ka larguar prej aty mbetjet inerte.<br /><br />Kjo bën që fëmijët të shkojnë për të luajtur aty, pasi ndërtesa as nuk është e rrethuer dhe rrezikojnë të bien në liqen.<br /><br />Banorët e zonës thonë se disa herë kanë kërkuar ndihme nga institucionet, që ose të largojë inertet, ose ta rrrethojë zonën, në mënyrë që fëmijët të mos shkojnë aty për të lujatur.