Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Nisi sot viti i ri akademik për rreth 83 mijë studentë në ciklin e parë (bachelor dhe profesionale). Rreth 22 mijë prej studentëve prekin për herë të parë auditoret e universitetit.

Viti i ri akademik nisi edhe për 10 mijë pedagogë të brendshëm dhe të jashtëm në Universitete. Këtë vit janë hapur 103 programe të reja studimi, 49 në profesional dhe 54 në bachelor.

Ndërkohë që për herë të parë mësuesia është renditur e treta në preferencat e maturantëve pas ekonomikut dhe shkencave sociale, pasi rreth 16 % e studentëve janë regjistruar për mësuesi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/sot-celin-dyert-universitetet-22-mije-studente-here-te-pare-ne-auditore