Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ditën e parë të viti të ri të 2019, nuk do të ekzistojnë më 10 kazinotë elektronike që funksiojnë në Shqipëri si dhe 4200 pika bastesh. Ky veprim i qeverisë do t?i kushtojë buxhetit të shtetit rreth 3.5 mld lekë dhe përafërsisht 4500-5000 të papunë. Por, ministria e Financave e mbëshet nismën me forcimin e sigurisë publike.

Subjektet e lojrave të fatit deri me 31 Dhjetor të këtij viti mund të c?regjistrohen në Qëndren Kombëtare e Biznesit.

Niko Lera, drejtor i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave: Kazinotë elektronike nuk do të jenë më në qendrat urbane nga data 1 janar 2019. Nuk do të funksionojnë as bastet sportive.

Pavarësisht se nuk ka një bazë ligjore apo infrastrukturë teknike, Ministria e Financave thotë që në fillim të Janarit do të mbyllen edhe bastet online.

Niko Lera, drejtor i Politikave Fiskale në Ministrinë e Financave: Nëse kryeministri bën një deklaratë, natyrisht e bën bazuar në atë çka mund të realizohet. Nëse nuk duhet të kete dhe online nuk do të ketë.

Por AKEP nuk mund të mbyllë bastet online pa një kërkesë të Tatimeve të argumentuar që subjekti ka shkelur ligjin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/me-1-janar-mbyllen-10-kazino-elektronike-dhe-4200-pika-bastesh