Gjatë sezonit turistik të këtij viti, Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj ka llogaritur 11 mijë të punësuar, ndërsa numri i turistëve në 8 muaj arriti shifrën 4 milionë. Në mbledhjen e Këshillit të Investimeve, Ahmetaj tha se sfidë për sektorin vijon të mbetet formalizimi, pavarësisht se vlera e gjobave të vëna gjatë sezonit të verës arriti në 1.2 milionë dollarë.

Ahmetaj njoftoi se deklarimit dhe pagesës së taksave nuk do t?i shpëtojnë as shtëpitë që presin turistë. Administrata tatimore tha ai ka nisur të mbledhë të dhënat që tani.

Një nga problemet në sektorin e turizmit që evidentoi një sondazh i Këshillit të Investimeve është arsimi dhe edukimi i personave që shërbejnë në fushën e turizmit.

Tv Klan