Surprise Me!

Report Tv-Veliaj mbështet mbylljen e basteve dhe kritikon opozitën

2018-10-15 0 Dailymotion

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka nisur dëgjesat me qytetarët e njësisë administrative nr. 8, për buxhetin e vitit 2018. Njëri prej investimeve më të rëndësishme, sipas Veliajt, do të jetë lidhja e zonës së 9-katësheve me sheshin ?Skenderbej?. Gjithashtu, Veliaj foli edhe për ndërtimin e dy shkollave të reja dhe për disa parqe lineare në zonën e Bregut të Lumit.

Gjatë fjalës së tij, Veliaj u ndal edhe te përplasja mes PS dhe PD në Bruksel, duke përcjellë mesazhin se gjërat duhej zgjidhur nga vetë politika, pas pasur nevojë ti prishim imazhin vendit tonë nëpër botë.

Sa i përket mbylljes së basteve, kryebashkiaku tha se ka marrë shumë mesazhe kundër kësaj nisme, por shprehet se është një ndër nismat më të mira të ndërmarra ndonjëherë nga qeveria.

Gjatë fjalës së tij, kreu i bashkisë së Tiranës tha se ashtu sikur edhe slogani që ka zgjedhur partia socialiste për zgjedhjet e vitit 2019, e gjithë vëmendja e bashkisë së Tiranës është e përqendruar tek njerëzit dhe do të vazhdojë të jetë e tillë.

Buy Now on CodeCanyon