Surprise Me!

Report Tv-I shpëtoi luftës dhe komunizmit, Vatikani i dhuron “Bekimin Apostolik” 100-vjeçarit

2018-10-16 0 Dailymotion

Ky i moshuar nga Selita e Mirditës, mund të konsiderohet pa frikë si simboli i jetëgjatësisë, duke iu referuruar vështirësive të shumta që ka kaluar në jetë. Mark Margjini festoj një ditë më parë 100 vjetorin e lindjes, ndërsa nuk e kishte menduar asnjeherë që do të vinte kjo ditë.

Me vuajtjet që kam kaluar nuk e mendoja. Por edhe 5 vjet do t'i arrij.

Mark Margjini
Jeta e Markut ka qenë një kalvar vuajtjesh dhe mundimesh. Ai tregon se ka marrë dy herë armet, duke u plagosur në luftë për mbrojtjen e trojeve të tij.

Kam vuajtuar. Kam bërë burg. I kam kaluar të gjitha. Më kanë arrestuar për agjitacion dhe propogandë.

Mark Margjini
Por historia e tij nuk mbyllet me kaq, në kohën e komunizmit Margjini ka vuajtur mjaft, pasi u burgos përshkak se nuk ju bind sistemit. Pavarësisht se kishte marr plumba nga lufta, për kohën e famëkeqëve plumbat e marrë nuk kishin rëndësi.

Buy Now on CodeCanyon