Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vetëm 39 tregtarë kanë mbetur brenda tregut industrial në Durrës nga rreth 100 që ishin deri pak kohë më parë.

Një pjesë kanë falimentuar ose kanë dalë të tregtojnë në mënyrë informale.

Informaliteti ka ngritur në protestë para bashkisë tregtarët e ligjshëm.

Tregtari: "Kemi qenë tregëtartë rrugës jemi grumbulluar në një vënd, aty ku është Kryqi i Kuq. Fillishimit erdhën shumë dhe më pas u shpërndanë prapë nëpër rrugë."

Ata thonë se paguajnë taksat dhe të gjitha detyrimet ndaj i kërkojnë Policisë Bashkiake të Durrësit të largojë informalët

Tregtari:"Bashkia të larmëroj policinë bashkiake të mos lërë më tregëtarët të shesin nëpër rrugë. O të vinë të gjithë o të ikim të gjithë nga atje, për fare"

Rreth një vit më parë, qeveria nisi aksionin anti informalitet, por që duket se në Durrës nuk i ka dhënë rezultatet e pritshme, sa kohë tregtia në rrugë po lulëzon.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/tregtaret-e-durresit-ne-proteste-kunder-informalitetit