Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një sherr mes adoleshtësh ka përfunduar me vdekjen e njërit prej tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur "Zogu i Zi".

Viktima është 16 vjeçari Dionis Vrenozi nga Hoxhara e Vjetër. Pas një sherri me 17-vjeçarin me iniciale Florian.G, ky i fundit e ka goditur me thikë, duke e lënë të plagosur rëndë.

"Sot në datën 18.10.2018, rreth orës 16:30 ka shkuar në Spitalin Rajonal Fier i plagosur me mjet prerës shtetasi D.V, 16 vjeç, banues në Hoxharë të Vjetër.Dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur "Zogu i Zi", Fier ku pas një sherri mes dy të rinjve ka mbetur i plagosur me thikë shtetasi D.V".

Siç bën me dije policia, 16 vjeçari ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit si pasojë e plagëve në trup.

Policia ka shpallur në kërkim dhe po punon për kapjen e autorit të vrasjes.

Forca të shumta policie nga Komisariati i Fierit dhe nga Sektori për Krimet e Rënda kanë ngritur pika të shumta kontrolli dhe po punojnë për kapjen e adoleshentit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/gjendet-i-vdekur-i-riu-ne-fier-dyshohet-se-eshte-goditur-me-thike