Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Gazetarja e BIRN, Aleksandara Bogdani e ftuar në "360 Gradë" në Ora News, thotë se pasuritë e shqiptarëve shfrytëzohen në mënyrë korruptive. Duke sjellë rastin e Bulqizë, ajo tha se vetëm këtë vit ka vdekur 8 vet dhe në të gjitha rastet, nuk ka fajtorë.

Bogdani: Meqë ishim tek burimet natyrore. Çfarë ka ndodhur me kromin? Bulqiza është një katrahurë lejesh të mbivendosura që shkaktojnë konflikte dhe pasoja njerëzore. Që nga fillimi i këtij viti ka vdekur 8 veta.

Pothuajse çdo muaj ka pasur një person të vdekur. Institucionet që duhet kontrollojnë, shkojnë dhe bëjnë raporte dhe në të gjitha rastet nuk ka fajtorë. Ose fajtorët janë viktimat.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bogdani-ne-bulqize-kete-vit-kane-vdekur-8-vet-institucionet-fajesojne-viktimat